Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket shqetësuese për Shqipërinë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 22:09 | Politikë

Gazetari Enver Robelli nuk e sheh të ngjashme situatën në Serbi me atë në Shqipëri për tre arsye kryesore.

Së pari, lëvizja studentore, duhet të vendosë nëse kërkon të sfidojë pushtetin politikisht apo thjesht ta korrigjojë atë.

“Të gjithë ata që protestojnë, duhet të shtrojnë pyetjen: a duan ta sfidojnë pushtetin duke u organizuar politikisht, apo thjesht duan ta korrigjojnë pushtetin. Nëse kanë ambicie politike, duhet të kenë një organizim shumë më të gjerë sesa ai që po shohim deri tani”, tha Robelli në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Më tej, Robelli kritikoi opozitën: “Opozita është peng i një njeriu dhe nuk besoj që ai i sjell Shqipërisë ndonjë ndryshim. Opozita ka nevojë për organizim, por jo në kuptimin që të fusë nën kontroll lëvizjen që ka lindur në Shqipëri, por në kuptimin e zgjerimit sa më të madh të saj”.

Edhe qeveria nuk i shpëtoi kritikave të tij: “Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë se si do të reagojë qeveria, por duke parë sjelljet e kryeministrit, situata duket shqetësuese për Shqipërinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos