
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë sot zhvillimet më të fundit në lidhje me krizën ukrainase, ku i pranishëm pritet të jetë edhe Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba.
Çështje tjetër në rendin e ditës do të jetë dhe përkeqësimi i shpejtë i situatës së sigurisë në Bosnjë, e cila po përjeton krizën e saj më të keqe politike që nga përfundimi i luftës në 1995.
Gjithashtu, në këtë takim të krerëve të diplomacisë europiane, do të diskutohet gjithashtu situata në Mali, ku BE-së i kërkohet të vendosë nëse do t’i japë fund misionit të saj ushtarak në këtë vend pas grushtit të shtetit dhe kthesës së pafavorshme të marrëdhënieve midis Bamakos dhe partnerëve të tij, veçanërisht Parisit. (A2 Televizion)