PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na u vu në dispozicion projektbuxheti 2027

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 08:41 | Politikë

PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na u vu në dispozicion
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku ministri i Financave pritet të prezantojë projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale.

PD argumenton se deputetëve nuk u është vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës dhe se mbledhja është njoftuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon, si rregull, një afat prej 48 orësh nga njoftimi.

Në një njoftim për mediat, demokratët theksojnë se nuk po refuzojnë diskutimin e buxhetit, por kundërshtojnë procedurën e ndjekur.

Opozita kërkon që projektbuxheti dhe dokumentacioni shoqërues t'u vihen menjëherë në dispozicion deputetëve, si dhe të garantohet kohë e mjaftueshme për analizë, diskutim dhe paraqitjen e amendamenteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos