Basha: Rama, politikë çnjerëzore ndaj njerëzve dhe viktimave

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 18:59 | Politikë
Basha: Rama, politikë çnjerëzore ndaj njerëzve dhe

“Ka më shumë se 10 ditë që Edi Rama po bën vetëm politikë dhe po e bën në mënyrën më çnjerëzore kundrejt njerëzve dhe viktimave”.

Rikthehen kështu tonet e ashpra të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha thirri mbrëmë në takim ish-deputetët, aleatët, ish-kryetarët e bashkive në zonat e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit, si dhe kryetarët e degëve atje.

Kreu demokrat tha se Shqipëria, si zonë sizmike, nuk duhej të ishte e papërgatitur, por pas tërmetit pamë që emergjencat civile ishin si në ditën e parë të shtetit shqiptar. Sipas tij, keqmenaxhimi i situatës pas tërmetit, në mos më i madhi, është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës në këto 6 vjet.

Jo vetëm solidaritet, por dhe denoncim të padrejtësive dhe korrupsionit në kurriz të dhimbjes së familjeve që u prekën nga tragjedia është porosia e Bashës për të vetët. Denoncimi duhet të jetë mbi fakte dhe kësisoj, sipas tij, shmanget çdo pretendim për keqpërdorim politik të tragjedisë.

“Të rrish në ekran nga mëngjesi në darkë e të kthesh fatkeqësinë në shfaqje, kjo nuk është strategji. Ky është dështim, kjo është neglizhencë dhe neglizhenca kushton jetë”, ishin akuzat e Bashës për Ramën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos