Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi sot Kryesinë e tij për të diskutuar mbi rendin e ditës.
Në fund të mbledhjes Basha deklaroi se do të hartohet “ një kalendar protestash popullore në të gjithë vendin", duk emos anashkaluar sërish kryeqytetin.
Pika e parë e diskutuar i referohej aksionit politik pas dorëzimit të mandateve. Basha deklaroi se puna duhet filluar menjëherë, duke ndërthurur ”protestën me shpalosjen e alternatives” sepse sipas tij “mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere, nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”
Pika e dytë ka të bëj me ngritjen e shtabeve të punës, ndërkohë që pika e tretë i hapi rrugën shkarkimit nga funksionet dhe anëtarësia e Myslim Murrizit, deputetit të Lushnjës, për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. (A2 Televizion)