Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Philip, vaksinohen kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 16:29 | Bota
Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Philip, vaksinohen kundër

Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj Princi Philip, 99 vjeç, janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Lajmi u bë me dije nga një zëdhënës i Pallatit Buckingham. Ai bëri me dije se vaksinat u kryen nga një mjek i familjes, në Kështjellën Windsor.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, monarkja 94-vjeçare vendosi që ta bënte publik këtë lajm, për të rritur besimin mes popullit dhe për të ndaluar spekullimet e mëtejshme mbi vaksinat.

Rreth 1.5 milion persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCovid deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos