
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar shifrën më të lartë ditore që nga 30 janari. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 22,868 raste me COVID. - më e larta që nga 30 janari - sipas shifrave të fundit ditore.
Ky numër ka të ngjarë të rritet për shkak të mosllogaritjes së disa rasteve një ditë më parë për arsye teknike, por që do t’i shtohen përditësimit të radhës.
Shifrat e së hënës tregojnë gjithashtu se vdekjet mbeten të ulëta, me tre të tjera të regjistruara.
Një ditë më parë u regjistruan 14,876 raste dhe 11 viktima. 139.712 persona të tjerë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës COVID-19, ndërsa 123.555 të tjerë morën dozën e dytë.
Gjithsej 44,454,511 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë marrë të paktën njërën dozë, ndërsa 32,583,746 janë plotësisht të vaksinuar. (A2 Televizion)