Tjetër sulm me thikë në Gjermani, raportohen të lënduar

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 10:25 | Bota
Tjetër sulm me thikë në Gjermani, raportohen të lënduar

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në Gjermani, ku sërish një person i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Erfurt dhe sipas të dhënave raportohet për 2 persona të lënduar.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe iu bën thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në kapjen e tij. Në operacion janë përfshirë dhe helikopterë.

Vetëm pas ditë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në një tjetër qytet gjerman ku 3 gra humbën jetën, ndërsa 6 persona të tjerë u lënduan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos