“Mbreti” i Instagram, Ronaldo kryeson listën e 10 më të paguarve për një postim

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 14:14 | Showbiz

Cristiano Ronaldo kryeson listën e personaliteteve që fitojnë miliona nga Instagram, pasi paguhet më shumë nga të gjithë për një postim në llogarinë e tij në këtë rrjet social.

Sipas kompanisë së marketingut, Hopper HQ, sulmuesi i Portugalisë paguhet 1,6 milionë dollarë për një postim, duke kaluar në këtë renditje yllin e kinemasë, Dwayne “The Rock” Johnson.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka 308 milionë ndjekës në Instagram, më shumë se kushdo tjetër në këtë rrjet social. Ndërsa mundësi i kthyer aktor, Johnson, ka 250 milionë ndjekës.

Kompania britanike Hopper HQ, e cila administron llogari në Instagram për biznese dhe individë, e publikoi për herë të parë këtë listë në vitin 2017.

Shfletoni galerinë për të mësuar listën e pasanikëve të Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos