Gal Gadot bëhet sërish nënë, zbulon gjininë dhe emrin e foshnjes

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 20:22 | Showbiz

Gal Gadot është bërë nënë për herë të tretë. Ylli i “Wonder Woman”, solli në jetë një vajzë të vogël të cilën e pagëzuan me emrin Daniella.

“Familja ime e ëmbël. Nuk mund të jem më mirënjohëse dhe e lumtur (dhe e lodhur). Jemi të gjithë të lumtur që po mirëpresim Daniella-n në familjen tonë. Ju uroj dashuri dhe shëndet.”, shkroi 36-vjeçarja.

Gal Gadot dhe bashkëshorti i saj Yaron Varsano, e kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2008 dhe kanë bashkë edhe dy vajza të tjera, Alma dhe Maya. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos