Pas deklaratave tronditëse, gjykata vendos për kujdestarinë e Britney Spears

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 13:30 | Showbiz

Gjyqtarja Brenda Penny, e cila u mor me çështjen ligjore të Britney Spears, ka refuzuar kërkesën e këngëtares që i ati Jamie Spears, të mos jetë më kujdestari i saj.

"Kërkesa për të pezulluar James P. Spears menjëherë pas emërimit të Bessemer Trust Company Of California, si kujdestar i vetëm i pasurive mohohet."

Spears tha se dëshironte firmën private të menaxhimit të pasurisë dhe Bessemer Trust të emërohej si "ruajtës i vetëm".

Por në dokumentet e depozituara në Los Angeles, thuhet se Bessemer Trust është caktuar si bashkëkujdestar i pasurisë.

Ylli i popit tronditi me deklaratën e saj në gjyq, më 23 qershor, duke thënë se i ati jo vetëm që kontrollonte financat e saj, por dhe nuk e lejonte të kishte fëmijë apo të martohej. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/dua-te-me-kthehet-jeta-ime-britney-spears-vijon-betejen-ligjore-me-te-atin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos