Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, është shprehur se Presidenti Bajram Begaj duhet të zëvendësohet me Inteligjencë Artificiale.
Komentet Kalaja i bëri në studion e emisionit ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, ku tha se Begaj është i vetmi President që nuk i ka kthyer asnjë ligj kryeministrit Edi Rama.
Kalaja tha gjithashtu opozita i ka kërkuar Presidentit Begaj që të mos e dekretojë ligjin për Barazinë Gjinore pasi sipas tij, është kundër familjes.
Ai shtoi se nëse Begaj e dekreton këtë ligj, atëherë opozita do e çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne duhet ta bëjmë këtë debat dhe ne duhet të përcaktojmë se kush jemi, por jo me fjalë, me vepra. Ne çështjen do ta çojmë ligjin për Barazinë Gjinore në Gjykatën Kushtetuese. I kemi bërë thirrje Presidentit të mos e firmosë ligjin, përndryshe Presidenti duhet të zëvendësohet me Inteligjencën Artificiale.
Është i vetmi President që nuk i ka kthyer asnjë ligj Edi Ramës. Është çmenduri. Ky President është thjeshtë noter. Unë nuk kam fare pritshmëri, jam i bundur që Begaj do e dekretojë ligjin. Por ne do shkojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha mes të tjerash Kalaja. (A2 Televizion)
