
Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie.
Tre të arrestuarit janë shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) drejt ambienteve të gjykatës.
Ata u arrestuan pak ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. (A2 Televizion)