Kolegu e shtyhu në ashensor, ndërron jetë kamerieri 16-vjeçar, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 10:04 | Kronikë

Kolegu e shtyhu në ashensor, ndërron jetë kamerieri

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e një 16-vjeçari në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ku i mituri punonte si kamerier.

Në pranga kanë rënë një 26-vjeçar, me inicialet E. S., kamerier në lokal, dhe pronari i restorantit, 62-vjeçari A. V.

Dyshohet se 26-vjeçari ka shtyrë me duar të miturin brenda ashensorit të restorantit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën. 26-vjeçari akuzohet tanimë për "vrasje nga pakujdesia".

Sakaq pronari i lokalit, shtetasi me inicialet A.V., do të përballet me veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

NJOFTIMI

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos