
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka mbërritur sot në SPAK, e shoqëruar nga avokatja e saj.
Karçanaj është nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku së bashku me persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Ndaj të hetuarve janë ngritur akuza për disa vepra penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, si dhe pastrimin e parave. (A2 Televizion)