“Mbreti” me sy të nxirë, vë në lëvizje shtetin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2018, 11:57 | Aktualitet

Fotoja e një luani me sy të nxirë, shkrepur në kopshtin zoologjik të Fierit, ka bërë xhiron e botës, pasi u publikuar si rast nga një reporter i “Daily Mail”.

Teksa paraqitej situata e rënduar e thuajse të gjitha kafshëve, kjo medie e quajte si “kopshti i zoologjik i Ferrit”, ndërsa raportohej se kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat në Fier.

Autoritetet në vendin tonë duket se “kanë pritur” një raportim të tillë për të ndërhyrë dhe kështu kanë bërë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte ai që reagoi i pari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante se ka urdhëruar të nisë me urgjencë një aksion “nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”.

Më pas, ishte ISHMPUT-ja që pas kontrollit të ushtruar në kopsht zbuluan një sërë parregullsish dhe tashmë zgjidhje është menduar zhvendosja e kafshëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos