Thyhet bojkoti, "Ekonomiku" dhe "Drejtësia" pjesërisht në auditore

Nga Ornela Joti
28 Tetor 2026, 19:05 | Aktualitet

Shumë më të paktë në numër dhe në bojkot të pjesshëm të mësimit, student nga universitete të ndryshme e nisën marshimin drejt ministrisë së arsimit rreth orës 11 të së mërkurës. Edhe në ditën e 16 të protestës i kanë thënë JO ftesës së përsëritu të kryeministrit për dialog, ndërsa kanë vijuar më thirrjet për dorëheqje.

Të rinjtë e lanë shpejt sheshin para Ministrisë së Arsimit duke iu drejtuar auditoreve të shkollave të larta. Jo për mësim, por për të nxjerrë nga mësimi ata studentë që kishin thyer bojkotin.

Me thirrjet për bojkot të rinjtë protestues fillimisht kanë hyrë në fakultetin e ekonomisë  ku kanë kërkuar që çdo i ri t`i bashkohet protestës. Pedagogët që gjetëm në fakultetin e ekonomisë tregojnë se mësimi po bëhet i pjesshëm ashtu si bojkoti.

Pas ekonomikut, iu drejtuan fakultetit të drejtësisë pasi edhe aty ishte thyer bojkoti e rifilluar mësimi. Pas protestës edhe brenda auditoreve të shkollave të larta, të rinjtë vijuan marshimin sërish drejt Ministrisë së Arsimit ku vijuan dhe thirrjet për dorëheqje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos