Gjykata rrëzoi kërkesat e avokatëve të Sali Berishës kundër gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa procesi vijoi, pas disa shtyrjesh, me avokatët kryesisht. Teksa akuzoi gjyqtaren se urdhërohet nga Edi Rama, ish-kryeministri pohoi se revolta e nisur nga deputetët në Parlament do të shndërrohet në një kryengritje paqësore. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama rezulton në biseda të koduara me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. (A2 Televizion)
Berisha: Rama del në biseda me McGonigal, përdor togat e zeza kundër meje
