
Riprodhimi modern i filmit aq të dashur për fëmijë, “Mbretit Luan” thyen të gjitha rekordet dhe renditet në vendin e parë të listës së filmave të animuar që kanë sjellë më shumë të ardhura në histori.
Filmi I Jon Favreau konsiderohet si një riprodhim i animuar me grafikë kompjuterike, i realizuar me një stil animimi tradicional dhe pritet të konkurrojë në ceremoninë e ardhshme të ndarjes së Çmimeve Oscar.
Versioni i ri i “Mbretit Luan” në fundjavën e fundit arriti të ardhurat prej 1.334 miliardë dollarësh që nga shfaqja e tij, duket kaluar dhe filmin tjetër për fëmijë “Frozen”, i cili prej disa kohësh kryesonte këtë listë me 1.276 miliardë dollarë arkëtime. Të dhënat vijnë nga fitimet që filmi ka mbledhur në kinematë e të gjithë botës. (A2 Televizion)