Mbyllet deri më 5 dhjetor çerdhja 2 në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 09:40 | Aktualitet

Inspektoriati Shëndetësor në Vlorë ka vendosur mbylljen e çerdhes numër 2 të këtij qyteti, pasi një punonjëse rezultoi poztitive me Covid-19.

Mësohet se edhe 3 punonjës të tjerë kanë shfaqur simptoma, ndërsa pjesa tjeter e stafit mbetet në pritje te tamponit.

Çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri më datën 5 dhjetor.

Në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 801 raste të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë dje Ministria e Shëndetësisë informoi për 7 raste të reja në këtë qark. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos