“Putini figurë e madhe politike”, Kushner: Ka treguar vetëpërmbajtje duke mos përdorur armë bërthamore

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 14:32 | Bota

“Putini figurë e madhe politike”, Kushner: Ka treguar

Presidenti rus Vladimir Putin ka “treguar vetëpërmbajtje” duke mos përdorur armë bërthamore në konfliktin me Ukrainën, deklaroi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, i cili e cilësoi liderin rus si një “figurë të madhe politike”.

Në një intervistë të gjatë për podcastin “MD Meets”, dhëndri i Donald Trump u shpreh se është i bindur që Putini dëshiron paqen.

“Deri më tani, Putini ka treguar vetëpërmbajtje; ai ka rënë dakord të mos përdorë armë bërthamore, gjë që padyshim është një gjë e rëndësishme, dhe na ka siguruar se ky nuk është qëllimi i tij”, shtoi ai.

“Ai është padyshim një njeri i madh i politikës, ai është një figurë historike”, tha Kushner, duke iu referuar shefit të Kremlinit.

Kushner dhe kolegu i tij negociator amerikan, Steve Witkoff, janë takuar disa herë me Putinin, së fundmi këtë muaj në Kremlin.

"Ai mban shumë shënime kur flasim dhe transmeton shumë konkretisht. Por është shumë e qartë se ai ka një kuptim shumë të thellë të çështjeve", vë në dukje ndër të tjera ai. 

Kushner hodhi poshtë sugjerimet se SHBA-të kishin ushtruar presion mbi Ukrainën për të bërë lëshime ndaj Rusisë.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos