
Autoritetet policore në Francë larguan dhe kampin e fundit me tenda të emigrantëve në veri të Parisit dhe zhvendosën 427 personat që jetonin aty në vende strehimi të tjera, si pjesë e planit për të hequr emigrantët nga rruga.
Sipas autoriteteve, emigrantët që qëndronin në këto tenda të sajuara në të dyja anët e një kanali jetonin në kushte të vështira. Operacioni për largimin e tyre nisi në mëngjes dhe përfundoi 2 orë më vonë.
Gjatë viteve të fundit dhjetëra kampe të ngjashme nisën të shfaqeshin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit francez, pjesë më e madhe e të cilëve ndodheshin në Calais, vend ky që konsiderohet si pikë kyçe për emigrantët për të kaluar në Britaninë e Madhe.
Autoritetet në mënyrë të përsëritur i ka mbyllur ato me arsyetimin se paraqesin rrezik për shëndetin publik. Javën e kaluar u mbyll dhe një tjetër kamp në Paris ku jetonin më shumë se 1400 emigrantë. (A2 Televizion)