Panairi i librit u mbyll të dielën në mbrëmje, por jo para se të shpërndaheshin çmimet e panairit. Juria e këtij viti ka zgjedhur, si “Autor të Vitit”, Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”. “Përkthyesi i vitit” u zgjodh Korab Hoxha, për përkthimin e shkrimtares ruse Marina Cvetajeva, ndërsa çmime u dhanë edhe për Lekë Tasin dhe Saverina Pashon. Agim Baçi ishte pjesë e jurisë së panairit. Ai ishte i ftuar në Dita Jonë ku tregoi më shumë mbi përzgjedhjet e këtij viti. (A2 Televizion)
Mbyllet Panairi i 22-të i Librit, Besnik Mustafaj zgjidhet autori i vitit
