Flet mjeku Pashaj pasi u lëndua nga policia: Duhet vetëpërmbajtje

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 21:45 | Politikë

Mjeku i njohur Ermal Pashaj, i cili ka mbështetur protestat e studentëve, deklaroi se “duhet vetëpërmbajtje nga të gjitha palët”.

“Protesta ka qenë paqësore gjithë këto ditë, por mesa duket ka arritur në një pikë që është mbushur kupa. Unë e dënoj dhunën dhe nuk e gjykoj që kjo është mënyra e duhur, por njerëzit nuk përmbahen më. Ne jemi munduar t’i kontrollojmë dhe them që duhet ruajtur qetësia nga të dyja palët, pasi nuk gjendet zgjidhja nëpërmjet dhunës”, tha Pashaj për “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Tanimë, njerëzit janë ngopur nga protesta e mëparshme, ku unë kam qenë pjesë aktive. Të gjithë aktorët që kanë një lloj kapaciteti për të qetësuar sadopak situatën, duhet ta bëjnë. Unë i bëj thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje. Sa i përket qeverisë, nuk pati veshë të dëgjonte kërkesat tona në mënyrë të qytetëruar dhe të artikuluara pa dhunë, e tashmë i ka dalë situata nga kontrolli. Kjo është përgjigjja ndaj mospërgjigjes”, shtoi mjeku Pashaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos