Bardhi: Pas dhunës ndaj të rinjve që protestojnë, tani radha i erdhi deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 21:46 | Politikë

Bardhi: Pas dhunës ndaj të rinjve që protestojnë, tani radha

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dënuar dhunën e pretenduar të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës gjatë protestës në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi tha se ky është një akt banditesk, i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit. Sipas tij deputetët kanë të drejtë të ushtrojnë kontroll parlamentar dhe të verifikojnë respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Reagim i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Pas dhunës kriminale ndaj të rinjve dhe të rejave që protestojnë, tani radha i erdhi deputetëve të opozitës.

Dhuna e ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është një akt banditesk, i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit. Çdo punonjës policie që ushtron dhunë ndaj një deputeti gjatë ushtrimit të detyrës së tij, shkel rëndë ligjin dhe cenon funksionimin e institucioneve demokratike.

Statusi i deputetit dhe kompetencat që burojnë nga legjislacioni në fuqi u njohin deputetëve të drejtën të ushtrojnë kontroll parlamentar, të verifikojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e institucioneve shtetërore, në përputhje me ligjin. Ata kanë të drejtë të hyjnë në çdo institucion shtetëror.

Uniforma e policisë nuk mund të jetë mburojë për paligjshmërinë dhe as justifikim për dhunën. Kjo nuk është Policia e Shtetit, por Policia e Pushtetit të korruptuar dhe kriminalizuar të Edi Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos