
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bën me dije se 74 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin u mbyt pranë brigjeve libiane.
Sipas të dhënave paraprake varka transportonte 120 persona në momentin e ngjarjes, 47 prej të cilëve u shpëtuan.
Rojet bregdetare libiane vijojnë kërkimet në det për personat e mbytur. Deri tani janë gjetur 31 trupa. (A2 Televizion)