Me drogë dhe armë zjarri, arrestohet i riu në Durrës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 11:07 | Kronikë

Një 25 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Selekt” u vu në pranga Elton Maxhaku, të cilit iu sekuestruan rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në lagjen nr. 2, Durrës ndërsa lëvizte me taksi për të mos lënë gjurmë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos