
George Clooney është me të vërtetë shumë bujar. Në një intervistë për revistën “GQ”, aktori i famshëm konfirmoi thashethemin e vjetër se ai i ka dhënë 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollar secilit.
59-vjeçari u shpreh: “Kur nuk kisha një familje timen, kisha këta miq, të cilët, në një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo një tjetër. Mendova se pa ta, nuk do të kisha gjithçka që kam sot. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollar secilit”. (A2 Televizion)