Më shumë se 2 kilogramë eksploziv në “Benz”, 30-vjeçari braktis automjetin sapo sheh policinë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 10:59 | Kronikë
Më shumë se 2 kilogramë eksploziv në “Benz”,

Një person është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi policia zbuloi një sasi prej 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse në një automjet në Kukës.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip "Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos