Fjalimi i kryeministrit në 10 vjetorin e 21 janarit, Krasniqi: Absurde të thuash e ka fajin drejtësia e vjetër

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 21:50 | Kronikë
Fjalimi i kryeministrit në 10 vjetorin e 21 janarit, Krasniqi: Absurde

Në emisionin “Absolut 4” dedikuar ngjarjeve të 21 janarit 2011 përpara kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, u diskutua dhe për fjalimin e kryeministrit Rama 10 vjet më pas, ku faji në një farë mënyrë iu hodh drejtësisë së vjetër për zbardhjen e plotë të dosjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Për analistin Afrim Krasniqi, fjalimi i Ramës ishte një shmangie përgjegjësie, një show që bëhet në prag të fushatës. Sipas tij, është absurde që faji t’i hidhet drejtësisë të disa viteve më parë, duke shtuar se ka shumë pak besim se kjo çështje do të zbardhet ndonjëherë.

“Është një përpjekje për të larguar vëmendjen, për t’iu larguar përgjegjësisë dhe për ta përdorur për fushatë elektorale. Skena ku kryeministri fton ministren e Drejtësisë për t’i dhënë një prej familjarëve titullin dëshmor, ku ministrja e Drejtësisë edhe me legjislacionin e vjetër sa ka qenë deri në vitin 2016 ka pasur të drejtën e inicimit të çdo mase disiplinore ndaj çdo hetuesi dhe prokurori dhe është organi kryesor që mund të ndërmarrë nisma dhe e kemi parë pafundësisht në konferenca shtypi. Është skenë absurde që të thuash tani e ka fajin drejtësia e vjetër. Po presim drejtësinë e re.

Kjo do të thotë ta mbyllim dosjet dhe të mos merret askush me këtë gjë, siç edhe do të ndodhë. Nëse politikanët e kanë këtë informacion duhet të jenë të paktën të sinqertë me publikun. Nuk mund të thonë ata e ka vrarë ky e ka vrarë ai dhe kur thua nuk kam gjë në dorë dhe nuk e hetoj unë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos