
Aleatët opozitarë zhvilluan një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për lëvizjet që do të vijojnë ngjarjet e fundit politike në vend, të kulmuara me vendimin e presidentit Meta për shtyrjen pa afat të zgjedhjeve vendore.
Në dalje të takimit, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se “zoti Basha ka shprehur qartësisht angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër, për këtë kemi diskutuar sot”.
I pyetur nëse opozita ka diskutuar një datë të mundshme për protestën e radhës, Mediu u shpreh se “çdo veprim i qytetarëve do të jetë pjesë e agjendës së opozitës”. (A2 Televizion)