Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 16:42 | Aktualitet

Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për

Një grup studentësh kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për shtyp, në të cilën nismëtarët bëjnë me dije se kjo parti vjen si rezultat i bashkimit të të rinjve, atdhetarëve dhe profesionistëve.

“Ne, një grup studentësh, të bashkuar me të rinjtë, atdhetarët dhe profesionistët, deklarojmë sot me zë dhe figurë krijimin e partisë ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’.

Për 180 ditë, mijëra të rinj, prindër dhe qytetarë kanë treguar që Shqipëria nuk është e lodhur. Ky zë u përket të gjithëve atyre që iu bashkuan protestave për Shqipërinë.

Partia do t'u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt shtetit të së drejtës. Duam të bashkojmë zërat e shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos