Spiropali me lokacion të ri në seancë, Berisha shpërthen në akuza të rënda ndaj Ballës

Nga Fjorela Beleshi
26 Nëntor 2026, 16:57 | Politikë

Spiropali me lokacion të ri në seancë, Berisha shpërthen

Demokratët kërkuan me ngulm  në seancë plenare që mazhoranca të rrëzonte aktet normative të qeverisë për gjobat ndaj protestuesve por nuk gjeti asnjë nga radhët e së majtës që të ndryshonte mendje.

Socialistët jo vetëm që nuk treguan reflektim por u hodhën në akuza ndaj opozitës dhe Sali Berishës si frymëzues të dhunës. Kaq i mjaftoi Sali Berishës që të shpërthente ndaj kreut të grupit socialist me akuza të rëndë deri për vrasje.

Herë pas here kryedemokrati kërkonte reagimet e Ballës por ky i fundit e injoroi, por deri në një farë pikë, pastaj ju sos durimi.

Ndërsa palët kryen detyrat politike duke replikuar me njëri-tjetrin Elisa Spiropali mësoi nga mediat faktin se kur të vijë në parlament nuk do të mund të ulet në krahun  e mazhorancës por në fund të rreshtit nga krahu i opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos