Ivan Campo, ish-mbrojtësi i Real Madrid, ka “shpërthyer” ashpër ndaj politikanëve, pasi sipas tij, nuk kanë bërë sa duhet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Më ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar gënjeshtra nga politikanët, të cilët e dinin se po vinte një pandemi dhe nuk lëvizën as gishtin për ta parandaluar. Çdo ditë po bëhet më keq nga paaftësia e tyre”, shkroi ish-lojtari spanjoll i madrilenëve. (A2 Televizion)
