Leo Messi ka ditëlindjen, dhuratat e çuditshme që mori në mes të natës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 19:11 | Futboll
Leo Messi ka ditëlindjen, dhuratat e çuditshme që mori në

Leo Messi ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 34 dhe nuk kanë munguar surprizat “speciale” për të.

Shokët e ekipit tek Argjentina hynë në dhomën e tij në mes të natës për t’i uruar “pleshtit” ditëlindjen dhe nuk munguan dhe dhuratat.

https://twitter.com/LeoCuccittini_/status/1408085313965199370

Duke qenë se Argjentina është grumbulluar në Brazil për Kupën e Amerikës Latine dhe masat antiCovid në këtë vend janë ende në fuqi dhe të ashpra, ata nuk kishin mundësi të blinin dhurata për shokun e tyre special.

Megjithatë, në mënyrën e tyre u përpoqën me sendet që kishin. Në videon e publikuar në Twitter shihen dhuratat për Messin duke filluar nga antidjersa apo pijet e minibarit. Momente që shkaktuan shumë të qeshura tek argjentinasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos