Mercedes-Benz prezanton modelin e ri të furgonit krejtësisht elektrik

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 20:16 | Teknologji

Mercedes-Benz ka prezantuar modelin e ri EQT, i cili pritet të jetë krejtësisht elektrik. “Do t’u pëlqejë klientëve tanë, pasi ka hapësirë dhe do të jetë elektrik”, shprehet Marcus BreitschWerdt, drejtuesi i Mercedes-Benz Vans.

Ky model pritet të konkurrojë Volkswagen Caddy , Citroen Berlingo dhe Vauxhall Combo. EQT është zhvilluar së bashku me Renault, do të jetë një model simotër i Kangoo E-Tech Electric.

EQT do të jetë me një gjatësi 4945 mm, gjerësi 1863 mm dhe gjatësi 1826 mm. Ky model është 92 mm me i gjatë se Volkswagen Caddy Maxi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos