Mercedes “pushton” vijën e parë të nisjes edhe pa Hamilton

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 19:09 | Sporte të tjera
Mercedes “pushton” vijën e parë të nisjes edhe pa

Edhe pse Lewis Hamilton mungon në Çmimin e Madh të Sakhirit për shkak të Covid-19, sërish do të jenë dy makina Mercedes ato që do të nisen nga vendi i parë dhe i dytë në garën e nesërme.

Valtteri Bottas regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare, me zëvendësuesin e Hamilton, britanikun George Russell, menjëherë pas tij.

Max Verstappen (Red Bull) do ta nisë garën nga vendi i tretë, ndërsa Charles Leclerc ishte surpriza e ditës, duke renditur një makinë Ferrari në vendin e katërt në kualifikuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos