Merkel nis vizitën në Tiranë, takime me liderët e Ballkanit. Konferenca me Ramën në 14:35

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 10:31 | Politikë
Merkel nis vizitën në Tiranë, takime me liderët e Ballkanit.

Avioni i kancelares gjermane Angela Merkel, ka mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin Nënë Tereza në Rinas. Ajo dhe delegacioni i saj kanë nisur vizitën zyrtare në kryeqytetin shqiptar një ditë pas asaj në Beograd. Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo u prit në Rinas nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

https://youtu.be/5K5pTKATVGU

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka.

Pas ceremonisë së mikpritjes në Pallatin e Brigadave, Merkel u takua me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.

Ndërkohë, konferenca e përbashkët për shtyp Merkel-Rama do të zhvillohet në orën 14:35.

Agjenda e plotë:

10:20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10:30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11:00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11:50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11:55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12:00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14:35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos