Merkel: Zhvillimi i Ballkanit në interes të Bashkimit Europian

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 17:56 | Aktualitet
Merkel: Zhvillimi i Ballkanit në interes të Bashkimit Europian

Në një konferencë për shtyp bashkë me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane tha se Bashkimi Europian është shumë i përkushtuar për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit perëndimor.

“Duhet të shohim situata e ndryshme në vende të ndryshme dhe të shohim ku duhet një ndërhyrje e veçantë”, tha Merkel. “Gjermania dhe Franca kanë përgjegjësi për këtë zhvillim. Është në interesin e përbashkët të BE që zhvillimi i rajonit të jetë pozitiv”. Ajo ritheksoi rëndësinë që Kosova dhe Serbia të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje. “I gjithë rajoni mund të integrohet si i tërë. Megjithatë ky format nuk zëvendëson procesin e Berlinit, është një takim jo zyrtar.

Të hënën samiti do të përqendrohet te diskutimet mbi rikthimin e normalizimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ngecura prej disa muajsh tashmë, ndërsa ndërmjetësimi i Komisionit Europian nuk ka dhënë rezultate deri tani.

Takim Rama-Merkel

https://youtu.be/OEn6HXxVPEM

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel. Në takim u diskutua mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e Qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që do të publikohet në fund të muajit maj.

https://a2news.com/video/samiti-i-berlinit-merkel-e-macron-therrasin-lideret-e-ballkanit-perendimor/

Rama e falënderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/04/29/mogherini-ne-tirane-takime-me-ramen-dhe-opoziten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos