Një automjet ka marrë flakë në Qafë-Thanë. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Nga pamjet e mbërritura në redaksi shihet se makina është përfshirë e gjitha nga flakët, por nuk ka të dhëna për të lënduar. Nuk dihet gjithashtu nëse mjeti ka qenë në lëvizje apo jo. (A2 Televizion)
Merr flakë makina në Qafë-Thanë
