Vaksinimi kundër Covid-19: Rritje e lehtë e interesit gjatë “muajit të hapur”

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 16:02 | Aktualitet
Vaksinimi kundër Covid-19: Rritje e lehtë e interesit gjatë

Ndonëse ende larg ritmeve të dëshiruara, ecuria e vaksinimit kundër Covid-19 në 9 ditët e para të muajit gusht ka qenë pozitive. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në pjesën e parë të muajit të hapur janë kryer 69,056doza vaksinë, shifër kjo më e lartë se në të njëjtin hark kohor të korrikut e qershorit. Nga ana tjetër, temperaturat e larta dhe pushimet verore kanë bërë që shifrat ditore të vaksinimeve të luhaten duke u ulur ditët e fundit.

Teksa në nisje të procesit, të moshuarit ishin më të interesuarit për t’u vaksinuar, trendi ka ndryshuar ditët e fundit.

Ndërkohë që në qendrën e vaksinimit në sheshin “nënë Tereza” mund të zgjidhet mes AstraZeneca dhe Coronavax, qytetarët thonë se nëse do të mundeshin do merrnin vaksinës e Pfizer.

Deri më tani,44,53 për qind e popullatës rezidente ka marrë së paku një dozë, ndërsa 19,56 për qind janë vaksinuar plotësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos