
Vllaznia e femrave i dha fund ëndrrës së bukur europiane. Vajzat shkodrane nuk arritën të kualifikoheshin mes 16 më të mirave të Champions League.
Kuqeblutë u mundën edhe në takimin e dytë përballë skuadrës daneze të Fortuna Hjoring, këtë herë në shifrat 2 me 0.
Gjithsesi futbollistet e Vllaznisë treguan karakter dhe dolën nga turneu me kokën lart pas nivelit dhe performancës dinjitoze që në ndeshjet eliminatore. (A2 Televizion)