Mes bombardimeve, Jill Biden dhe Justin Trudeau vizitojnë Ukrainën

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 19:24 | Bota

Sot në Ukrainë është dita e 74-të e luftës dhe sirenat kundërajrore tingëllojnë pothuajse në çdo rajon të vendit. Shpërthime të forta u regjistruan në Odesa dhe Mikolaiv, ndërsa në Lugansk një shkollë që shërbente si vendstrehim u godit dhe rreth 60 civilë rezultojnë të zhdukur.

Batalioni Azov doli nëpërmjet një komunikate për mediat duke deklaruar se rusët tentojnë sulmin në çdo kohë, por edhe se ata do të vazhdojnë të luftojmë “sa të jemi gjallë për të zmbrapsur pushtuesit rusë”, kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të ndihmojë në evakuimin e ushtarëve të plagosur sepse nuk kemi shumë kohë, përballemi me bombardime intensive, në çdo kohë”. Teksa u fol për evakuimin e plotë, një fakt i tillë nuk u konfirmua nga të pranishmit.

Jill Biden në një shkollë ukrainase

Vendin e vizituan sot kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.

https://a2news.com/2022/05/08/apeli-i-heronjve-te-rezistence-ne-azovstal-mos-na-lini-te-vdesim-ketu/

“Ne të gjithë e ndjejmë mbështetjen tuaj dhe udhëheqjen e presidentit amerikan, dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe shumë të rëndësishme dhe simbolike për ne” i tha Olena Zelenska, gruaja e presidentit volodimir Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos