Mesazhi i parë i Djokovic nga “burgu” australian

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 19:15 | Sporte të tjera
Mesazhi i parë i Djokovic nga “burgu” australian

Tenisti serb Novak Djokovic është prononcuar për herë të parë që kur autoritetet australiane nuk i lejuan hyrjen në vend.

Në rrjetet sociale, numri 1 i botës ka shkruar: “Shumë falemnderit atyre që po më mbështesin vazhdimisht. Unë e ndjej përkrahjen tuaj dhe e vlerësoj shumë”.

Izolimi i Novak Djokovic në një hotel për emigrantë në Melburn, pasi nuk ka kryer dy dozat e vaksinës, sipas ligjeve në Australi, ka bërë që çështja të marrë përmasa ndërkombëtare. Familjarët e tenistit akuzuan se Nole po mbahet i burgosur, deklarata të hedhura poshtë nga ministrja e Brendshme, Karen Andreës.

“Djokovic nuk është i burgosur, madje ai mund të largohet nga Australia kur të ketë dëshirë. Nëse kërkon të kthehet, autoritetet e kufirit do ta ndihmojnë që procedura të jetë më e lehtë”, tha ajo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/07/qeveria-australiane-djokovic-nuk-eshte-i-burgosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos