Mesazhi i Stoltenberg: Kriza politike të zgjidhet me dialog, jo me dhunë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 11:21 | Aktualitet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama pas takimit të tyre zhvilluan një konferencë për shtyp. Sipas kryeministrit shqiptar, në takim u diskutua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe kontributin e Shqipërisë, në buxhet por edhe njerëzor, me ngushëllimet e tij për ushtarakët e rënë në Letoni. Sekretari Stoltenberg më pas, edhe pse jo në formë direkte, komentoi situatën politike në vend duke nënvizuar se “NATO është aleancë e vendeve demokratike” dhe se “në demokraci do të ketë gjithmonë mendime ndryshe, por dhuna është absolutisht e papranueshme”, duke i bërë kështu thirrje palëve politike “të sillen në mënyrë të përgjegjshme, duke zgjidhur çdo problem me dialogun politik”, sepse kjo sipas tij kontribuon në një të ardhme më të mirë për vendin. Stoltenberg vijoi duke cilësuar zgjedhjet si element i rëndësishëm i këtij procesi, dhe ftuar opozitën të marrë pjesë, por edhe duke deklaruar qartësisht se gjithsesi tensioni politik nuk do të ndalë investimet në infrastrukturën ushtarake në Shqipëri, duke veçuar këtu rindërtimin e bazës ushtarake në Kuçovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos