“A s’të vjen turp që e thua këtë?!”, debat i fortë mes Vasilit dhe Çepanit për Teatrin Kombëtar

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 21:12 | Aktualitet
 

Debati për Teatrin Kombëtar ka përplasur me tone të ashpra aktorin Laert Vasili dhe aktivisten Edlira Çepani në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Çepani deklaroi se Tirana ka nëntë vite pa Teatër Kombëtar, duke argumentuar se godina e re u premtua të ndërtohej brenda dy viteve nga shembja e të vjetrës. Ajo e cilësoi Art Turbinën si një teatër provizor.

Deklaratat e saj sollën reagimin e ashpër të Vasilit, i cili e akuzoi për propagandë dhe gënjeshtra. Aktori pretendoi se Teatri Kombëtar funksionon në Art Turbina dhe se shfaqjet janë të shitura, ndërsa theksoi se godina e re po ndërtohet.

 

DEBATI

Çepani: Ka 9 vjet Tirana që është pa Teatër Kombëtar!

Vasili: S’të vjen turp që e thua këtë?! Kjo është propaganda e turpshme. Teatri Kombëtar funksionon të Art Turbina, është sold out dhe nuk gjen bileta.

Çepani: Ai është provizor. Teatri Kombëtar që është prishur u premtua që do të ndërtohej brenda dy viteve.

Vasili: Turp për gënjeshtrat që thua. Është si të më thuash mua s’je Laert Vasili por Armando Maradona.

Çepani: Kemi 9 vjet me teatër provizor.

Vasili: Kush është provizuar?! Teatri Kombëtar po ndërtohet. Çfarë e dini se është Teatri Kombëtar, shtëpi dykatëshe që mbarohet për dy vjet?!

Çepani: E ke provizor Teatrin Kombëtar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos