Mësimi plotësues, nxënësit të interesuar për të mbushur mangësitë nga pandemia

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 14:56 | Sociale
Mësimi plotësues, nxënësit të interesuar për

Që prej 1 shtatorit, në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze ka nisur një fazë shtesë mësimi për nxënësit. Stafet pedagogjike po ripërsërisin mësimet e një viti më parë, për të gjithë nxënësit që kanë krijuar boshllëqe për shkak të mësimit “online” dhe orëve të shkurtuara.

Për ta, ky proces është mjaft i vlefshëm, pasi u nevojiten njohuritë e mjaftueshme për provimet e lirimit dhe të maturës.

E pikërisht, edhe planet e hartuara janë në rifitimin e njohurimeve në lëndët bazë.

Drejtuesit e institucioneve arsimore thonë se mësimi plotësues ishte edhe një kërkesë e prindërve dhe nxënësve.

Viti i ri arsimor pritet të nisë fizikisht për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, në çdo bankë do të ketë vetëm një nxënës si dhe do të përshtatet mësimi me turne.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos