Messi fiton Topin e Artë, kalon rivalin Ronaldo

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 21:39 | Futboll
Messi fiton Topin e Artë, kalon rivalin Ronaldo

Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë për vitin 2019. Argjentinasi bëhet kështu fitues për herë të gjashtë i trofeut prestigjioz individual, duke kaluar rivalin më të madh të tij, Cristiano Ronaldo, i cili u rendit i treti.

Më parë, sulmuesi argjentinas e ka fituar Topin e Artë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. Deri sot ai ishte në barazim me Cristiano Ronaldo-n, i cili kishte po 5 trofe të tillë.

Vendimi duket se nuk ishte befasues për CR7, i cili nuk ishte fare i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga revista “France Football”, e cila edhe akordon këtë çmim.

https://twitter.com/francefootball/status/1201600595611787271

Reagimi i djalit të vogël të Messi-t pasi babai fiton Topin e Artë. (A2 Televizion)

https://twitter.com/francefootball/status/1201601282311675905
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1201602704776290307

A2 CNN Livestream

Latest Videos