Teuta del në stërvitje për herë të parë pas tërmetit të 26 nëntorit. Edhe pse qyteti i tyre është ende i shokuar nga lëkundjet, me rrënojat dhe godinat e dëmtuara që janë tashmë pjesë e peizazhit, skuadra durrsake synon të japë sinjalet e para të rikthimit në normalitet.
Pavarësisht tronditjes nga tërmeti dhe tmerrit të përjetuar nga situata e këtyre ditëve, të gjithë lojtarët janë paraqitur sot në stërvitje.
Durrsakët do të luajnë ndeshjen e radhës një sfidë të rëndësishme kundër Skënderbeut, një përballje që do të thotë shumë për ambiciet e Teutës në këtë kampionat. (A2 Televizion)