
Pas dështimit në ndeshjen e parë të Kupës së Mbreti 2-0 ndaj Sevilla-s pa Lionel Messin në fushën e lojës, Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat.
Me një gol në secilën pjesën, Barça e vulosi ndeshjen në 0-2 ndaj Girona-s në transfertë. Në pjesën e parë ishte mbrojtësi Semedo që realizoi, ndërsa në të dytën i përhershmi Lionel Messi shënoi pas një asisti të Jordi Alba-s.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 49 pikëve, 5 më shumë se Atletico e vendit të dytë dhe 13 më shumë se Reali që është pozicionuar i katërti. (A2 Televizion)